Lajme

Gjermani: Kërkohet i dyshuari që planfikonte sulm me bombë

Autoritetet e Gjermanisë thanë sot se po vazhdon kërkimi masiv në qytetin Shemnis për një person të dyshuar i cili kishte planifikuar sulm me bombë.

Autoritetet kanë thënë se ky person i dyshuar është shtetasi sirian, Jabert Albakr, 22 vjeçar nga Damasku.

Më herët autoritetet e kishin evakuuar një ndërtesë në qendër të këtij qyteti, pasi kishin marrë informacion nga shërbimi gjerman i inteligjencës.

Raportet thonë se policia kishte gjetur gjurmë të eksplozivit në banesën e të dyshuarit.

Tom Bernhardt, zëdhënës për Zyrën e hetimeve penale shtetërore në Saksoni, tha se mbetet e paqartë se “ku, kur, në cilën mënyrë dhe për çka” ishte planifikuar ky sulm.

Policia ka kërkuar nga banorët që të mbeten brenda shtëpive të tyre.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*