Ekonomi

Gjermanët heqin dorë nga paraja e gatshme

Nëntë nga dhjetë kartëmonedha euro të lëshuara në Gjermani nuk përdoren në pagesa, thuhet në një hulumtim të Bankës Qendrore të Gjermanisë (Bundesbank).

Sipas regjimit të Bankës Qendrore Evropiane për të ringjallur ekonominë e Eurozonës, bankat komerciale duhet të paguajnë 0.4 për qind për të mbajtur para të gatshme në depozita.

“Huadhënësit në Gjermani vitin e kaluar tërhoqën rreth 12 miliardë euro para të gatshme për të ruajtur fizikisht atë”, u tha gazetarëve në Frankfurt, Carl-Ludëig Thiele, anëtar i Bordit të Bundesbank.

Në sondazhin trevjeçar mbi përdorimin e parave të gatshme në Gjermani, e para që nga ringjallja e fortë ekonomike e Eurozonës, e cila vitin e kaluar tejkalonte SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, Bundesbank theksoi se shumica e eurove që prodhohen janë përdorur jashtë vendit.

“Në kushtet e kërkesës botërore për para të gatshme, kartëmonedha euro pothuajse ishte e barabartë me dollarin amerikan si rezervë botërore. Kjo është një votë e madhe e besimit për monedhën”, tha Thiele.

Në përgjithësi, kërkesa për para të gatshme në ekonominë më të madhe të Eurozonës vitin e kaluar u rrit 7 për qind, pothuajse dyfishi i rritjes nominale të saj me në vlerë prej 635 milionë euro. Bundesbank është burimi kryesor i parave të gatshme në Eurozonë, duke përbërë rreth 60 për qind të zonës.

Nëse të gjitha paratë e lëshuara nga Bundesbank janë përdorur për pagesat e brendshme, atëherë çdo gjerman mesatarisht do të mbante rreth 7,700 euro, në fakt, sipas shifrave të Bundesbank, mesatarja është 107 euro.

Përpjekjet për të kthyer Eurozonën në një shoqëri pa para të gatshme po has me rezistencë të ashpër nga gjermanët, me 88 për qind kundrejt mjeteve elektronike të pagesave.

Derisa paraja është ende mënyra më e preferuar për pagesë për gjermanët, përdorimi i saj është në rënie të vazhdueshme. Në vitin 2017, 48 për qind e të gjitha blerjeve ishin në para të gatshme, krahasuar me 58 për qind që ishin në vitin 2008.

Komentoni