Kosova

Gjenerali Jackson: 40 mijë forca të huaja ishin në Kosovë

Komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik, Michael David Jackson, mund të konsiderohet si gjenerali i cili çliroi Kosovën, pasi ishte ai që fillimisht largoi forcat serbe nga Kosova.

Ai, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, e ka cilësuar 11 qershorin si një ngjarje të jashtëzakonshme pasi ka ndodhur lëvizja e kontingjentit rus nga Bosnja duke e cilësuar këtë si ndryshim të madh.

“Ne e kemi ditur se ata ishin në rrugën e tyre për të ardhur. Kontingjenti rus arriti në aeroport në mëngjes më 12 qershor dhe kjo ka qenë kur kemi filluar arritjen tonë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

“Unë shkova në aeroport për tu takuar me komandantin rus dhe ishte vështirë që të bisedoja me të mirë. Ne arritëm aty dhe ishim në gjendje që të integroheshim në kontingjentin rus në KFOR kur ka qenë pjesa kur janë vendosur por nuk ka qenë por a do të fillonte Lufta e Tretë Botërore”.

Jackson ka folur edhe për marrëveshjen e Kumanovës.

“Ata nuk dëshironin që kjo të ndodhë por kishim arritur por problem tjetër ishte se kisha pasur një autoritet që nuk më ishte dhënë mua dhe delegacioni serb kishte pak të këtij autoriteti”.

“Ne kemi arritur aty mirëpo rezultati ka qenë i mirë në fund dhe i kanë përmbushur detyrimet që i kanë marrë përsipër, njëra nga çështjet ka qenë afati kohor”.

“Kanë filluar që të tërhiqeshin dhe  ishte pozicioni apo qëndrimi i NATO-së që të largoheshin dhe ka qenë rezultati i fundit sepse ata për gjashtë ose tetë orë kanë arritur”.

Gjenerali britanik ka thënë se kanë qenë diku rreth 40 mijë forca të huaja në Kosovë.

Komentoni