Bota

Gjenerali amerikan mohon përfshirjen në grusht shtetin e dështuar në Turqi

Komandanti i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali Joseph Votel, ka thënë sot se çfarëdo pretendimi se ai ishte i përfshirë në grusht shtetin e dështuar në Turqi është i gabuar, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ushtria amerikane.

“Çfarëdo raportimi se unë kam pasur gisht në grusht shtetin e dështuar në Turqi është i pavend dhe plotësisht i pavërtetë”, ka thënë Votel sipas deklaratës së lëshuar nga Komanda Qendrore amerikane, raporton Reuters.

“Turqia ka qenë partnere e jashtëzakonshme dhe thelbësore në rajon për shumë vite. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Turqinë dhe presim vazhdim të partneritetit të përbashkët në luftën kundër ISIL-it”, citohet të ketë thënë Votel.

Komentoni