Rajoni

Gjeneralët serbë të akuzuar për krime në Kosovë, emërohen ligjërues në Akademin ushtarake

Gjeneralët më të shquar dhe oficerët e lartë të Ushtrisë Jugosllave, të cilët komanduan luftën e viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë,  do të kthehen si pedagogë në Akademinë Ushtarake, transmeton Kosova.info.

Sipas informacione të medieve serbe, ata do të ngarkohen që përvojat e tyre të luftës ti transmetojnë tek gjeneratat të oficerëve që aktualisht janë duke u arsimuar në këtë institucion. Kështu, një nga të parët para kadetëve të Akademisë Ushtarake duhet të jetë ish-komandant i Korpusit të Prishtinës dhe i Armatës së Tretë të gjeneralit të UJ-së në pension Vladimir Lazarevic.

Në rrethin e personaliteteve që do t’i jepet mundësia para kadetëve ti përcjellin përvojat e tyre për udhëheqjen e operacioneve të luftës,  do të jenë gjeneralët Bozidar Deliç, Ljubisha Dikoviq dhe një numër i zyrtarëve të lartë që ishin në detyra kryesore gjatë konflikteve në FR të Jugosllavisë.

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin konfirmoi për të përditshmen Novosti se ish-komandantët do të marrin rolin e tyre në edukimin ushtarak dhe thekson se këta njerëz duhet të jenë një model për gjeneratat e sotme të oficerëve:

– Ne kemi vendosur rregullin që kryekomandantët më të shquar nga luftërat që janë pas nesh të kenë hapësirë në Akademinë Ushtarake dhe për t’u dhënë leksione kadetëve dhe gjeneratave aktuale të oficerëve. Është një kthesë e madhe dhe në një farë mënyre një korrigjim i padrejtësive që u janë shkaktuar atyre në vitet e mëparshme. Ata as që kishin mundësi të shkonin në Akademi apo në ndonjë strukturë ushtarake për një kohë të gjatë. Shteti I kishte  privuar nga përvojat më të vlefshme që asnjë ushtri në botë nuk do të heqte dorë”, tha Vulin./KI/

 

 

Komentoni