Rajoni

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Gostivar

Një trup i pajetë, i një gruaje identiteti i së cilës ende nuk dihet është gjetur në një nga rrugët e Gostivarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rasti në fjalë është paraqitur në çastin kur një kalimtar i rastit ka vënë re trupin e pajetë se si qëndron në një cep të rrugës “Ivo Lola Ribar”.

Në vendngjarje menjëherë ka dalë prokurori publik, me çka po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Njohuritë e para  për rastin janë se vdekja ka ndodhur për pasojë të dhunës.

Informacione më të sakta paralajmërohen pas përfundimit të ekspertizës nga ana e prokurorit publik.

Komentoni