Kosova

Gjendet i vdekur një polic në Dubovë të Pejës

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në fshatin Dubovë afër Banjës së Pejës, i cili dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Sipas informatave jozyrtare të siguruara nga Koha.net, mësohet se polici i ndjerë, me inicialet M.S., prapa ka lënë një letër, në të cilën ka thënë se nuk ka mundur t’ju bëjë ballë presioneve nga grupe të ndryshme kriminale.

Portali ka provuar të kontaktojë me zyrën për informim të Policisë së Kosovës në Pejë, por kontakti ka qenë i pamundur. 

Komentoni