ShowBiz

Gigi Hadid tërhiqet nga sfilata e Victoria’s Secret 2017 në Kinë

Supermodelja Gigi Hadid ka braktisur kësaj here sfilatën e Victoria’s Secret 2017 në Shangai të Kinës. Bukuroshja njoftoi në Twitter se ishte shumë e zhgënjyer që do të humbiste shfaqjen e këtij viti, e cila do të zhvillohet ditën e  hënë.

“E dua familjen time të Victoria’s Secret dhe do të jem aty emocionalisht me të gjitha vajzat e mia. Mesi pres të shoh këtë shfaqje të mrekullueshme dhe do të pres vitin tjetër për të qenë prezente aty” – ka shkruar Gigi Hadid.

Vendimi i saj vjen pak muaj pasi ajo u akuzua se ishte raciste, pas videos  në Snapchatin e saj ku flitet se është shfaqur duke tallur karaksteristikat aziatike.

Komentoni