Lajme

Gecaj, Sejdiut: More i mjerë merru me Prishtinën

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, kishte folur për politikat e Qeverisë, mirëpo atij i ka ardhur një reagim nga Bajram Grecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa. Gecaj i rekomandon Sejdiut që të merret me Komunën e Prishtinës, ku është nënkryetar.  

“SHTETSHKATËRRUESI DARDAN SEJDIU

Ky Kapiteni i Brigadave të Kuqe, Dardan Sejdiu, edhe pse arriti të bashkonte vetëm një kompani protestuesish me 1 shtator, sonte paska marrë guximin të na flas madje edhe për politikat kombëtare. “Mbrojta më e mirë është sulmi” thuhet – në mungesë rezultati në komunë, ky sulmon qendrën. Merru more i mjerë me Prishtinën, sepse me shtet merren shtetformuesit e jo shtetmohuesit e shtetshkatërruesit”, ka shkruar ai.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*