Lajme

Gecaj i reagon Gjuriqit: Shqiptarët nuk i japin besë të pabesëve

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq duke folur për mos formimin e Asociacionit, ka thënë se “shqiptarët nuk po e mbajnë besën”.

Gjuriq këto deklarata i ka bërë pasi që kryeministrit Isa Mustafa ka thënë se Asociacioni nuk do të bëhet deri në shpërbërje të strukturave paralele serbe në veri të vendit.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Hallit të Gjuriqit ja paska marrë mendja se e ka takatin ta akuzoj Kryeministrin Mustafa se po shpik kushte të reja për formimin e “Asociacionit…” dhe e ka akuzuar atë dhe gjithë politikanët tanë si njerëz që nuk e mbajnë besën.

Së pari kushtet të cilat i rithekson Kryeministri Mustafa janë përcaktuar që me nënshkrimin e marrëveshjeve, dhe janë përforcuar nga mospërmbushja e vazhdueshme dhe krejt e pa justifikueshme e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Nëse këtë e ka harruar Gjuriqi, jam i sigurt se kujtesën do t’ia rifreskojnë edhe në Bruksel. Tjetra, Gjuriqi e dëshmoj për të satën herë se nuk i njeh shqiptarët, prandaj ia kujtoj atij, dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët nuk i japin besë të pabesëve.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*