Lajme

Gecaj: Al-Bin Kurti duhet të kërkojë falje

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ish liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili u shpreh se në rast që gjërat në Ballkan nuk do të ndryshojnë në katër – pesë vitet e fundit, atëherë me gjasë do të ketë luftë.

“Nëse do të ishte politikan i përgjegjshëm, Al-Bin Kurti do të duhej që menjëherë të kërkonte falje publike dhe tërhiqte kërcënimin e tij me luftë drejtuar një shteti mik dhe fqinj, pra ndaj Malit të Zi”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*