RajoniToplajm

Gazifikimi i Shqipërisë pas më shumë së një çerekshekulli

Trans Adriatic Pipeline (TAP) shënoi të premten fillimin e ndërtimit të pjesës tokësore të gazsjellësit në Shqipëri, me shtrimin e tubacioneve që në total do të përshkojnë 215 km në të gjithë Shqipërinë.

Kjo ngjarje u shënua nga një ceremoni në afërsi të qytetit të Fierit, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Energjisë dhe i Industrisë, Damian Gjiknuri, dhe drejtori menaxhues i TAP-it, Ian Bradshaw, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri Rama, në fjalën e vet, tha se jemi sa me fat, aq dhe krenarë që Shqipëria është pjesë aktive në një rajon politikisht të qëndrueshëm, ku, në përmasën tonë, ne bëjmë gjithçka për të promovuar pikërisht qëndrueshmërinë politike dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike të këtij rajoni.

“E kemi thënë qysh në krye të herës se ky gazsjellës sjell për territorin dhe bashkësinë tonë, avantazhe të panumërta që e tejkalojnë thjesht misionin e tij bazë. Që në dy vitet e para të punimeve që vazhdojnë me një ritëm shumë të kënaqshëm, ne kemi mundur t’i konstatojmë këto avantazhe”, ka deklaruar Rama. Kryeministri paralajmëroi se pas më shumë se një çerekshekulli, Shqipëria do të gazifikohet. 

Komentoni