Lajme

Gazetarë nga Serbia te Rahoveci vënë mbishkrimin për “gazetarët serbë të rrëmbyer në Kosovë”

Përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve të Serbisë dhe asaj të gazetarëve serbë të Kosovës, sot, sërish, kanë vënë pllakën përkujtimore në kodrën sipër Hoçës së Madhe te Rahoveci, për siç njofton mediumi serb “Veçernje Novosti”, gazetarët e rrëmbyer, transmeton Koha.net.

Ky medium thotë se “është hera e pestë që vihet kjo pllakë përkujtimore për gazetarët e rrëmbyer të Radio Prishtinës para 18 vjetësh”

Në pllakën përkujtimore, shkruar serbisht, anglisht dhe shqip, thuhet: “Këtu, më 21 gusht 1998 janë rrëmbyer kolegët tanë Ranko Pereniq dhe Gjuro Slavuj. I këkojmë”.

“Jemi këtu jo vetëm të kujtojmë Ranko Pereniqin e Gjuro Slavujin, jemi këtu t’i themi EULEX-it, KFOR-it, UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës se 18 vjet liri për rrëmbyesit e Pereniqit e Slavujt, do të thotë 18 vjet dënim për viktimat, familjet dhe kolegët. Me liri janë shpërblyer edhe vrasësit e gazetarëve Aleksandar Simoviqa, Momir Stokuqa, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati, dhe rrëmbyesit e Luba Knezheviqit e Marjan Melonashit dhe Mila Buleviqit… Ne nuk besojmë se këtu fjala është për vrasës e rrëmbyes të përkryer, por besojmë se fjala është mosinteresimi n e përkryer të kompetentëve të zbulojnë e të dënojnë vrasësit e gazetarëve dhe urdhëruesit e tyre”, ka thënë pas vënies së pllakës përkujtimore Nino Brajoviq.

Budimir Niçiq nga Shoqata e gazetarëve serbë të Kosovës ka theksuar se gazetarët nuk do të pushojnë së kërkuari përgjigje ku janë kolegët e tyre dhe deri ku është arritur me hetimet.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*