Video

Tmerrohen turistët, 31-vjeçari del nudo përpara statujës së Michelangelos

Një gjest i pazakonte ka ndodhur në Galerinë e Akademisë. Një 31-vjeçari është shfaqur tërësisht nudo përpara statujës së famshme të Michelangelos mes dhjetëra vizitorëve të befasuar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës në Tribunë ku ndodhet skulptura e David, ku çdo ditë ka radhë të gjata turistësh.

Gjesti u bë nga Adrian Pino Olivera, i cili doli tërësisht i zhveshur para statujës duke shkëputur edhe një pjesë plastike të saj.

Rojet e sigurisë në Galeri u përpoqën që ta mbulonin dhe e bindën që të dilte jashtë. Ndërsa pjesa tjetër e stafit thirri policinë që e denoncoi 31-vjeçari për veprime të turpshme në një vend publik të frekuentuar edhe nga të miturit.

Një gjest i ngjashëm është bërë edhe nga një 280vjeçar spanjoll 3 vite më parë, përpara Venusit të Botticelli.

Komentoni