Kulturë

Gashi: Në muajin shkurt, MKRS-ja, vendoset në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se në tremujorin e parë e punës është bërë shumë në kuadër të aktiviteteve të MKRS-së.

Sipas tij Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bartet në Prizren. “Duke e pasur parasysh se në Prizren, janë shumë objektet kulturore e historike, organizohen aktivitete të ndryshme etj. Ne i kemi dergjur vendimin e qeverisë Komunës së Prizrenit”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gashi tha se do të vendosen në qendër të qytetit të Prizrenit. “Ne po presim mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe presim që vendimi parë të jetë për vendimin e bartjes së MKRS-së, nga Prishtina në Prizren. Nëse shkojnë punët sipas planit, besoj se në shkurt do të bartemi”, theksoi ai.

Sipas tij për vitet e ardhshme do të vazhdojë mbështetjen ndaj kulturës e sportit

Komentoni