Kosova

Gashi: Brenda “Pronto 2” ka vepër penale, por është aferë e lezetshme

Avokati i Azem Sylës, i cili është një nga protagonistët e “Pronto 2”, Tomë Gashi në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se po të ishte kryeprokuror do të thoshte se ka vepër penale.

“Nëse do të isha kryeprokuror do të thoja se ka vepër penale. Këtë e them si profesionist sepse kam punuar në prokurori 5 vjet”, ka thënë Gashi, që megjithatë mendon se kjo afër është e lezetshme, transmeton Koha.net

Ai kat thënë se atë që ka folur Azem Syla me Adem Grabovcin e din dhe nuk e sheh si shumë të madhe, por që është keqpërdorim.

“Unë e di që Azem Syla ka folur me Adem Grabovcin, nuk shoh që ka diçka të madhe, është keqpërdorim. Është më shumë çështje morale, nuk e di nëse kalon pragun të jetë vepër penale”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se ka edhe persona tjerë që do të dëgjohen në përgjime, por pjesa kryesore është publikuar tashmë. E krejt kjo, sipas Gashit, lidhet me Gjykatën Speciale.

“Kjo kohë është përzgjedhur për të prishur imazhin e dikujt, por këto po lidhen me Gjykatën Speciale, kur arrestimi më pas do të jetë më i lehtë se e kanë imazhin e prishur”, ka përfunduar Gashi.

Gashi: Pasi të pasurohem me klientë të Speciales do të hyjë në Vetëvendosje

Tomë Gashi, avokat, ka folur përsëri për anëtarësimin e tij në Vetëvendosje.

Ai ka thënë se do të presë të bëhet më i pasur për punë në Gjykatën Speciale si avokat e më pas të anëtarësohet në Vetëvendosje, transmeton Koha.net.

“Pas Gjykatës Speciale do të shkojë në Vetëvendosje, ndoshta ndërrohet mendja dhe mund të shkojë më herët. Por do të pres të punojë me klientë në Gjykatën Speciale e të bëhem më i pasur e t’i ndihmojë Vetëvendosjes”, ka thënë Gashi në “Interaktiv” të KTV-së.

Gashi: Syla është liruar sepse nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se klienti i tij është liruar nga paraburgimi sepse nuk ka rrezik që të ikë dhe të përsërisë veprën.

Deputeti Azem Syla dhe 52 të tjerë u arrestuan tre muaj më parë me dyshimin se kanë tjetërsuar pronat publike në private me vlerë deri në 30 milionë euro.

Gashi ka thënë se situata e klientit të tij ka ndryshuar shumë që prej kohës së arrestimit të tij, pasi sipas tij, gjyqtarja ka konstatuar s më nuk ekziston rreziku i përsëritjes penale dhe ikjes.

“Ai ka folur me një anëtar të familjes dhe i ka njoftuar se është në Shqipëri. Ai ka mbetur në Shqipëri për dy ditë. Gjyqtarja i ka marrë si shumë pozitive dhe se nuk i ka ikur drejtësisë. Prokurori ka thënë se dëshmitarët janë kërcënuar edhe me vrasje ndërsa disa të tjerë kanë refuzuar të flasin. Syla dhe të tjerët nuk kanë mundur të kenë ndikim te dëshmitarët pasi kanë qenë të paraburgosur”, ka thënë Gashi.

Syla deri më 25 nëntor një herë në javë duhet të lajmërohet në stacionin e policisë, ndërsa gjykimi i deputetit të PDK-së për rastin “Tokat” pritet të vazhdojë në muajin tetor.

Komentoni