Rajoni

Gafet e politikanëve serbë që kalojnë kufijtë e shijes së mirë (Video)

Toma vallëzon tek sheiku, Daçiq I këndon Erdoganit në turqisht, Maja Gojkoviç në hixhab: Të gjitha gafat e politikanëve serbë kaluan kufirin e shijes së mire. Kështu komentojnë mediat temën e nxehtë që ka të bëjë me vizitën e presidentit turk Rexhep Erdogan në Serbi.

Dhe derisa në çdo hap të presidentit turk, një personi nga skena politike serbe i ka shkuar për dore ta hedhë në plan të dytë.

Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic për nder të presidentit turk në Pallatin e Gardës përsëri mori mikrofonin.

Këtë herë nuk këndoi as në gjuhën e tij as italisht por në gjuhë turke. Derisa disa këndimin e Dacicit e vlerësuan si gjest të bukur por shumë e konsiderojnë se fjala është për një bleff të klasit të parë. Por nuk është i pari.

Por nuk është i vetmi personalitet që bënë veprime të tilla.

Se qëllimi nuk zgjedhë mjete dëshmon edhe ish presidenti Tomislav Nikoliq.
Ai, për ti zbavitur partnerët, gjatë qëndrimit në Abu Dabi , provoi edhe valle tradicionale arabe.

Derisa Nikoliqi kënaqej me muzikën araba, bashkëshortja e tij Dragica i ka dhënë mbështetje nga publiku dhe mjaft e kënaqur buzëqeshte.

Pas Dacicit dhe Tomës nuk mbetet larg as kryetarja e parlamentit.

Vizita zyrtare e Maja Gojkoviq në Teheran ka marrë një epilog qesharak me përmasa astronomikët, sepse u paraqit në Hixhab, që besimin islam konsiderohet simbol I I thjeshtësisë, privatësisë dhe moralit. Kur është fjala për partner serioz dhe kur priten bisedime serioze , kuptimi I këtyre veprimeve është që pala tjetër më shumë të animojë dhe lejojë që suksesi I bisedimeve të jetë më I mirë për atë anë që kryen masa të tilla dhe metoda. Ky është thelbi. Që pala tjetër më shumë të lejohet që ti përshtatet për dorë , që të tregojë afërsi më e madhe dhe ndoshta ti kthehet vëmendja nga çështjet e ndjeshme që të shmangen ashtu që pala tjetër të përmbahet ndoshta të jetë më radikal dhe më e fortë në paraqitje.

Kush thotë se ata prezantojnë në botë?

Komentoni