Bota

Gafa e ministrit rus të bujqësisë që bëri Putinin të qeshë me lot (Video)

Presidenti rus është përshkruar si nëj nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të ftohtë në botë. Por presidenti i Rusisë nuk ka arritur dot që ta mbajë të qeshurën ndërsa ministri i tij bëri gafën më të madh ndonjëherë.

Ministri rus i bujqësisë Aleksandër Tkaçev sugjeroi që në vendin me popullsinë më të madhe në botë me myslimanë, Indonezia të bëhej shenjestër për eksportin e mishit të derrit.

Ngjarja ndodhi gjatë një forumi publik, i cili ka shkatuar të qeshura me lot tek presidenti.

Në video dëgjohet Tkaçev duke propozuar një plan për të rritur eksportin e derrit nga Rusia në vende si Japonia, Kina dhe Indonezia.

Putini pastaj i kujtoi ministrit të tij se Indonezia është një vend me shumicë myslimane, kështu që njerëzit e saj nuk hanë mish derri.

Pas kësaj Tkaçev sqaroi se ai donte të thoshte Korenë e Jugut dhe jo Indonezinë.

Komentoni