Kosova

Gabriel: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili sonte takoi kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, bëri me dije se ia ka bërë të qartë edhe shtetit të Serbisë që nëse dëshiron integrimin evropian, duhet ta njoh Kosovën, pos plotësimit të kriterit për shtet ligjor.

“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, tha Gabriel.

Kryediplomati gjerman, para se të vinte në Prishtinë, sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Gabriel i ka dhënë leksione Vuçiqit se si ndodhë pajtimi me popuj tjerë, duke përmendur gjenocidin të kryer nga Gjermania.

“Bashkimi Evropian është një shembull, ku (edhe) nga hasmëritë më të mëdha, nga luftërat më të mëdha, bile edhe nga një Gjenocid i ushtruar – organizuar nga ne Gjermanët – megjithatë mund të ngjizet një partneritet, madje edhe një miqësi”, ka thënë Gabriel.

Komentoni