ShowBiz

Futbollisti i Trepçës ’89 martohet në ditën e Superkupës (Foto)

Kushtrim Lushtaku do t’i mungojë Trepçës ’89 në ndeshjen e sotme të Superkupës së Kosovës.

Sulmuesi drenicas ka një arsye të fortë, pasi sot i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është martuar sot me Albanën, bukuroshen nga Prizreni, mëson Gazeta Olle.

Martesa është zhvilluar në bazë ta traditave tona. Lushtaku është nga Skënderaj.

Gjatë karrierës së tij, krahas klubeve në Kosovë, ka luajtur edhe në Suedi dhe në Shqipëri me Kukësin dhe Flamurtarin e Vlorës.

 

Komentoni