Lajme

Fushata e Trumpit shpenzon shumë më pak se ajo e Clintonit

Fushata zgjedhore e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dyfishuar shpenzimet muajin e kaluar, por prapëseprapë mbetet shumë prapa shpenzimeve që bën kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Shifrat e reja tregojnë se fushata e Trumpit ka shpenzuar 18.5 milionë dollarë në korrik, krahasuar me 38 milionë dollarë që ka shpenzuar fushata e Clintonit.

Trump ka shpenzuar mbi 420,000 dollarë në kapele, ndërsa reklamat televizive i ka filluar vetëm këtë muaj.

Gazeta New York Times ka raportuar se firmat e Trumpit kanë së paku 650 milionë dollarë borxhe.

Zgjedhjet presidenciale në ShBA mbahen në muajin nëntor. Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*