Kosova

Fungo: Siguria në Kosovë është e mirë

Në prag të largimit nga Kosova komandanti i KFOR-it Gjovani Fugo mbajti konference për medie, me ç`rast shprehu përkushtimin e tij që përveç krijimit të sigurisë në bashkëpunim me institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, aktiviteti shumë kulturor mes komuniteteve ishte objektiv i tij për të kuptuar edhe jetën civile në vendin tonë.

“Misioni ynë ishte i gjatë,  mision që për qëllim ka sigurinë e  mjedisit dhe lëvizjes së lirë që mund të karakterizohet me lehtësim të situatës në Kosovë. Kemi pasur patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës për t`i parandaluar aktivitetet ilegale, ndërsa kemi aplikuar metoda të buta për arritjen e rezultateve. Kemi kryer ushtrime të përbashkëta me FSK-në dhe nuk kanë munguar sukseset pavarësisht  sfidave”, tha Fungo.

Gjate kësaj konference, gjenerali italian tha se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, përmendi bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, FSK-në dhe EULEX-in, ndërsa shtoi se prania e KFOR-it në Kosovë nuk ndërlidhet me ndonjë periudhë kohore.

Komentoni