Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira

Vendi ynë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje të ndjeshme, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

Java e ardhshme (kryesisht tri ditët e para) do të ketë kushte tjera meteorologjike, shi, erë dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*