Kosova

Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do ta karakterizoj motin për ketë periudhë të parashikimit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë, por ka tendencë të uljes në ditët në vijim dhe si pasojë në javën e ardhshme parashihet të ketë çrregullim të këtij ekuilibri termik, ulje të temperaturave maksimale dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /KI/

Komentoni