Kosova

Fundjavë me diell dhe kryesisht e qetë

Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Mëngjesi do te jete relativisht i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Amplitudat në fushat barike do te shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryje erë kryesisht nga verilindja e lehte deri mesatare.

Në bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjashme. /KI/

Komentoni