Kosova

Fundjavë kryesisht me diell

Sipas IHK-së, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Këto masa relativisht të ngrohta vijnë nga ana verilindore e Kontinentit, duke krijuar kushte për një mot stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.  

Kjo gjendje stabile e motit parashihet të mbajë përgjatë  dy ditëve të vikendit.

Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes e lehtë deri mesatare. /KI/

Komentoni