Lajme

Fukujama: Në Ballkan mund të shpërthejë konflikti i Rusisë dhe Perëndimit

Liderët autoritativ thjeshtë dëshirojnë të qëndrojnë në pushtet dhe mendojnë kështu: “Si të qëndrojë në pushtet-pra më duhet të sulmojë mediat nëse janë kritike ndaj meje”, raporton Kosova Info.

Profesori i ekonomisë politike, historian, sociologu dhe publicisti i bestsellerit “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”, Frensis Fukajama në një intervistë ekskluzive për revistën serbe NIN, alarmon se konflikti i Rusisë dhe perëndimit mund të ndodhë në Ballkan.

Ai flet për gjendjen e tanishme në skenën politike botërore, raportet e lindjes dhe perëndimit, BE, Ballkanin perëndimor, popullizmit dhe të ardhmen e demokracisë liberale.

Si sfidë më të madhe në demokracinë liberale ai e konsideron” kërcënimet e jashtme nga ana e shteteve autoritare sikurse Rusia dhe Kina” dhe përzierjes së tyre në “politikën e brendshme të shteteve demokratike”, por edhe “kërcënimin e brendshëm që shfaqet në aspektin e nacionalizmit populist” ku liderët e zgjedhur demokratë “përpiqen të varrosin elementet liberale të demokracisë dhe rrezikojnë sundimin e ligjit.

“Popullizmi shfrytëzon legjitimitetin demokratik që të varros sundimin e ligjit. Ekziston lidhja në mes popullizmit dhe problemet në shtetet demokratike. Mendoj se një nga sfidat më të mëdha në demokracitë është se kanë vështirësi në sjelljen e vendimeve të rënda. Kur janë të pafuqishëm në arritjen e konsensusit lidhur me ta, atëherë krijojnë perceptim që qeveritë demokratike janë të dobëta dhe pastaj keni kërkesat për udhëheqës të fortë me të fuqishmit. Andaj keni njerëzit sikurse Orbanin, Putinin apo Modin në Indi dhe njëfarë mënyrë edhe Trmapi është produkt i saj”, thotë ai.

Fukujama thotë se liderët e Ballkanit perëndimor sikurse Vucici në Serbi dhe deri para pak kohe Grujevski në Maqedoni ndjekin të njëjtat trendë që mund të shihen në Hungari dhe Poloni ku merren vendime jodemokratike.

“Të gjithë janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kanë shfrytëzuar mandatet e tyre të akumulojnë fuqinë kryesore. Duke e shikuar Donald Trampin, më duket se nuk ekziston një udhëzues për atë sit ë bëhesh lider autoritativ prej të cilit të tjerët lexojnë dhe mësojnë. Është e natyrshme se nuk u ka mbetur deri te sundimi i ligjit dhe pushteti i kufizuar. Ata thjeshtë dëshirojnë të qëndrojnë në pushtet dhe mendojnë në këtë mënyrë. Si të qëndroj në pushtet-pra duhet t’i sulmojmë mediat nëse janë kritike ndaj nesh. Nëse gjykata më ndjek mua dhe miqtë e mi atëherë duhet ti zgjedhë gjykatat”.

Fukujama tha se BE do të mbijetojë por që duhet të reformohet. i pyetur nëse Ballkani mund të bëhet epiqendër e konfliktit të Rusisë dhe perëndimit, ai tha “Kjo gjithsesi është e mundur. Rusët kanë filluar të mendojnë për mënyrën luftarake. Ata mendojnë se janë në konflikt afatgjatë me BE dhe ShBA. Nëse nuk jemi të vëmendshëm kjo mund të eskalojë në konflikt të vërtet. Gjithsesi është ajo që bëjnë në botën cyber praktikisht shpalljen e luftës dhe përzihen në institucionet themelore demokratike në vendet e tjera”. /KI/

1 Comment on Fukujama: Në Ballkan mund të shpërthejë konflikti i Rusisë dhe Perëndimit

  1. Konfliktet e mëdha në nivel botërore gjithmon kan filluar në ballkan

Leave a comment

Your email address will not be published.


*