Kosova

FSK-ja pjesëmarrëse në samitin e grave lidere të organizuar nga Garda Kombëtare e Ajovës-ShBA

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës (ShBA), një delegacionin i MFSK/FSK-së, udhëhequr nga kolonel Irfete Spahiu, zëvendës komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), toger Mimoza Budeci-oficer e ndërlidhjes në Departamentin për Bashkëpunim dhe Siguri me zyrën e ODC-së, pranë Ambasadës së ShBA-ve dhe znj. Krenare Sogojeva-Dermaku, drejtoresh e Departamentit Ligjor në Ministrinë për FSK-në, në shoqërim të oficerit për marrëdhënie bilaterale pranë Ambasadës së ShBA-së major Jodie E. Marti, qëndruan për një vizitë zyrtare, një javore, në shtetin e Ajovës-ShBA.

Qëllimi i vizitës së delegacionit të MFSK/FSK-së, ishte pjesëmarrja në samitin e grave lidere të organizuar nga Garda Kombëtare e Ajovës.

Gjatë mbajtjes së samitit, delegacioni i MFSK/FSK-së, është njoftuar me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen femrat në uniformë, jashtë uniformës dhe mënyrat me efikase të përballimit me sukses të këtyre sfidave. Delegacioni i MFSK-së, gjatë qëndrimit në ShBA, realizoi takime të rëndësishme me stafin udhëheqës ushtarak të Gardës Kombëtare të Ajovës, ku u pritën edhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Thimoty Orr dhe gjeneralët Steven Altman dhe Wiliam De Hase.

Gjithashtu, delegacioni i FSK-së, pati takime të rëndësishme edhe me lidershipin civil të Ajovës, pastaj me gjeneralen në pension Janet Phipps, zëvendës guvernatoren Kim Reynolds dhe presidenten e senatit të Iowa-s znj. Pam Jochum. 

„Vetë pjesëmarrja e delegacionit tonë, në samitin e grave lidere, organizuar nga Garda Kombëtare e Ajovës, ishte një përvojë dhe eksperiencë me rëndësi për ne” tha znj. Krenare Demaku, drejtoresh e Departamentit Ligjor në MFSK, pas kthimit në Kosovë. /KI/

Komentoni