Kosova

FSK-ja dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë ushtrimin e përbashkët -evakuimi mjekësor në KDS

FSK-ja, në kuadër të ushtrimit fushor kursi i “Lideri Luftarak” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, më 05 tetor 2016, së bashku me një Ekip të specializuar për evakuime mjekësore nga KFOR-i amerikan Bondsteel, zhvilloi ushtrimin fushor për evakuimin mjekësor të të lënduarve.

Ekipi i KFOR-it amerikan, fillimisht ligjëroi përmes një brifingu rreth procedurave; dhënien e ndihmës së parë në vendngjarje, mënyrën e bartjes së tyre dhe vendosjen e tyre në helikopter, si dhe procedurave tjera gjatë këtij procesi.

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi fillimisht falënderoj ekipin amerikan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe përkushtimin e tyre në aftësimin profesional të ushtarëve të FSK-së, kurse nga kursantët e FSK-së, kërkoj që të angazhohen maksimalisht në përvetësimin e njohurive të reja nga instruktorët amerikanë.

Ushtrimin për evakuimin mjekësor të të lënduarve e kanë mbikëqyrë rreshter majori i KDS-së, Xhevdet Mataj së bashku me rreshter majorin amerikan Timothy Hileman, të cilët janë ndarë të kënaqur me rrjedhat e ushtrimit, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe përvojat e fituara. 

“Kjo është një eksperiencë e mirë për pjesëtarët e FSK-së, të cilët mund të ballafaqohen me situata reale në të ardhmen” tha rreshter majori Xhevdet Metaj, i cili falënderoi KFOR-in amerikan për  mbështetjen me pajisje, personel të specializuar dhe me helikopter, në përmbushjen e objektivave të “aktiviteteve trajnuese” në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së. /KI/

Komentoni