Sport

FShF bie dakord me trajnerin Christian Panucci

Duket se Shqipëria tashmë është me një trajner të ri. Christian Panucci ka triumfuar përballë rivalëve të tjerë duke bindur drejtuesit e FShF-së.

Madje për takimin e fundit midis Christian Panuccit dhe Luigi De Canios, presidenti Duka ka udhëtuar drejt Romës, atje ku ka bërë dëgjesën e fundit dhe ka marrë vendimin për Panucin. Ish lojtari i Milanit, Realit dhe Romës ka pasur një karrierë modeste si trajner, duke qenë ndihmësi i Fabio Kapelos me Rusinë , por edhe trajner i Livorno dhe Tenana.

Por grinta e tij dhe shifrat logjike të kërkuara për kontratën kanë bërë që ai të jetë pasardhësi i De Biazit.
Marrëveshje midis FShF-së dhe Panuccit do të jetë një marrëveshje me afat kohor 2 vjet e katër muaj.
Nuk dihet ende saktësisht sa do të marrë trajneri për marrëveshjen e arritur.

Nga burime për Ora News, thanë se zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e mërkurë në orën 11-00 pranë ambjenteve të FShF.

Por vetë Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares. Institucioni qeverisës i futbollit në vend bën me dije se presidenti

Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim.

Komentoni