Lajme

Fryrja e listave të veteranëve, kërkohet ndjekje penale

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka akuzuar Qeverinë se po bën lojëra sa i përket pagesës së veteranëve të cilat ende nuk janë paguar për këtë muaj.

“Mos bëni lojëra, nuk mund t’i ndaleni pensionet e veteranëve sepse kjo është e paraparë me ligj”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Nurendin Ibishi, fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së, është pesëfish më e madhe në Zonën e Llapit.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se numri i veteranëve nuk mund të shkojë mbi 20 mijë dhe 26 mijë të tjerë do të duhej të ndjekëshin penalisht për deklarim të rrejshëm, komisioni, si dhe ish kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se janë edhe mbi 800 invalidë dhe nëse do të ishin kaq shumë në cilin spital janë shtrirë ky numër kaq i madh. /rtk/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*