Lajme

Fronti Al-Nusra në Siri ndahet nga Al-Qaeda

Kreu i Frontit Al-Nusra në Siri tha se ky grup xhihadist i ka ndërprerë lidhjet me Al-Qaedan dhe do ta ndryshojë emrin. Këtë gjë ai e bëri të ditur në një deklaratë të transmetuar në kanalin e lajmeve Al-Jazeera, transmeton AFP.

Abu Mohamad al-Jolani tha se Al-Nusra do ta ndryshojë emrin në Jabhat Fateh al-Sham.

Ai shprehu falënderimin e tij ndaj “komandantëve të Al-Qaedas, të cilët kanë pasur mirëkuptim ndaj nevojës për t’i ndërprerë lidhjet”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*