Lajme

Francë: Myslimanët në meshat e të krishterëve në shenjë solidariteti

Pas vrasjes së tmerrshme të një prifti katolik francez, myslimanët, në shenjë solidariteti, kanë marrë pjesë në meshat e sotme katolike në kishat dhe katedralet në gjithë Francën dhe Italinë.

Dhjetëra myslimanë janë tubuar në Katedralen gotike në Rouen, afër vendbanimit Saint-Etienne-du-Rouvray, ku të martën e kaluar është vrarë prifti 85 vjeçar, Jacques Hamel, nga dy fanatikë të rinj myslimanë.

“Ne jemi shumë të prekur nga prania e miqve myslimanë dhe besoj se është akt i guximshëm, që ata erdhën te ne”, tha pas meshës, peshkopi i Rouenit, Dominique Lebrun.

Jashtë kishës një grup i myslimanëve kanë duartrokitur duke e ngritur mbishkrimin “dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”.

Takime të tilla ndërfetare janë mbajtur në shumë vende të Francës dhe në Italinë fqinje.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*