Kosova

Franca do të vazhdojë mbështes Kosovën në fushën e sundimit të ligjit

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot  ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, me të cilin diskutuan  lidhur me prioritet, sfidat dhe të arriturat e sistemit të drejtësisë në vend.

Në takim, Ministri Tahiri, e falënderoi ambasadorin Chabert për përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në sistemin e drejtësisë, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Në anën tjetër, ambasadori z. Chabert e falënderoi Ministrin Tahiri për vlerësimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e treguar për të thelluar bashkëpunimin, dhe njëherit rikonfrimoi se Franca do të vazhdojë mbështes Kosovën në fushën e sundimit të ligjit. /KI/

Komentoni