Fotografitë fituese të çmimit “World Press Photo Award”

“World Press Photo Award”, ka përzgjedhur fotografitë më të mira. Çmimin kryesor e ka fituar Burhan Ozbilici i Associated Press, për fotografinë e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi....
Fotografitë fituese të çmimit “World Press Photo Award”

“World Press Photo Award”, ka përzgjedhur fotografitë më të mira. Çmimin kryesor e ka fituar Burhan Ozbilici i Associated Press, për fotografinë e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi. /rel/


Mevlut Mert Altintas duke bërtitur pasi ka qëlluar me armë zjarri ambasadorin rus në Turqi, Andrei Karlov. Fotoreporteri Ozbilici ka fotografuar Altintasin para dhe pasi ka shtënë mbi ambasadorin Karlov, i cili ishte duke mbajtur një fjalim në një galeri arti.  
1. Mevlut Mert Altintas duke bërtitur pasi ka qëlluar me armë zjarri ambasadorin rus në Turqi, Andrei Karlov. Fotoreporteri Ozbilici ka fotografuar Altintasin para dhe pasi ka shtënë mbi ambasadorin Karlov, i cili ishte duke mbajtur një fjalim në një galeri arti.
 
Burrat sirianë duke mbajtur në duar foshnje, teksa kalojnë përmes gërmadhave të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet e 11 shtatorit të vitit 2016, në lagjen al-Salihin të Alepos.
2. Burrat sirianë duke mbajtur në duar foshnje, teksa kalojnë përmes gërmadhave të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet e 11 shtatorit të vitit 2016, në lagjen al-Salihin të Alepos.

Migrantët nga Eritrea në një anije druri, e cila ka bartur rreth 540 migrantë, shumica prej të cilëve nga Eritrea.
3. Migrantët nga Eritrea në një anije druri, e cila ka bartur rreth 540 migrantë, shumica prej të cilëve nga Eritrea.

Fëmijët presin teksa forcat speciale irakiane, bastisin disa shtëpi në distriktin Gogjali të Mosulit, duke kërkuar militantë të Shtetit Islamik.
4. Fëmijët presin teksa forcat speciale irakiane, bastisin disa shtëpi në distriktin Gogjali të Mosulit, duke kërkuar militantë të Shtetit Islamik.

Shi i rrëmbyeshëm bie, teksa policët hetojnë vrasjen e 37-vjeçarit, Romeo Joel Torres Fontanilla në Manila të Filipineve.
5. Shi i rrëmbyeshëm bie, teksa policët hetojnë vrasjen e 37-vjeçarit, Romeo Joel Torres Fontanilla në Manila të Filipineve.

Një trup i lidhur, i dekompozuar është gjetur pranë një varreze masive të zbuluar në periferi të qytetit irakian Hamam. 
6. Një trup i lidhur, i dekompozuar është gjetur pranë një varreze masive të zbuluar në periferi të qytetit irakian Hamam. 

Pak pasi ishte dorëzuar, një militant i Shtetit Islamik shihet se si tërhiqet me forcë nga luftëtarët libianë në Tripoli. Pak minuta më pas, militanti është vrarë.
7. Pak pasi ishte dorëzuar, një militant i Shtetit Islamik shihet se si tërhiqet me forcë nga luftëtarët libianë në Tripoli. Pak minuta më pas, militanti është vrarë.

Në një spital në Kabul, Najiba mban në duar nipin e saj dy vjeçar Shabir, i cili është plagosur nga shpërthimi i një bombe.
8. Në një spital në Kabul, Najiba mban në duar nipin e saj dy vjeçar Shabir, i cili është plagosur nga shpërthimi i një bombe.

“Kuba në prag të ndryshimit”- Një dyqan berberi në Havanën e Vjetër.
9. “Kuba në prag të ndryshimit”- Një dyqan berberi në Havanën e Vjetër.

Qytetërimi modern depërton ngadalë. Në veri të Rusisë, traditat shekullore ende dominojnë jetën e përditshme, në pjesët më të izoluara të këtij rajoni.
10. Qytetërimi modern depërton ngadalë. Në veri të Rusisë, traditat shekullore ende dominojnë jetën e përditshme, në pjesët më të izoluara të këtij rajoni.

Motrat Olga dhe Adelina Lim Hi, janë pasardhëset koreane të pakta që nuk kanë trashëgimi të përzier. Gjyshi i tyre, Im Chaon Taek, ishte njëri prej figurave kryesore të komunitetit të hershëm korean në Kubë.
11. Motrat Olga dhe Adelina Lim Hi, janë pasardhëset koreane të pakta që nuk kanë trashëgimi të përzier. Gjyshi i tyre, Im Chaon Taek, ishte njëri prej figurave kryesore të komunitetit të hershëm korean në Kubë.

Për çdo vit, më 28 dhjetor, në Ibi të Spanjës mbahet festivali “Lufta e miellit”. Gjatë këtij festivali, qytetarët ndahen në dy grupe: ata që improvizojnë organizimin e një grusht shteti dhe grupi që mundohet të qetësojë rebelimin. Dy ekipet luajnë me miell, ujë, vezë dhe bomba tymi shumëngjyrëshe. Kjo traditë 200 vjeçare njihet me emrin Els Enfrainats.
12. Për çdo vit, më 28 dhjetor, në Ibi të Spanjës mbahet festivali “Lufta e miellit”. Gjatë këtij festivali, qytetarët ndahen në dy grupe: ata që improvizojnë organizimin e një grusht shteti dhe grupi që mundohet të qetësojë rebelimin. Dy ekipet luajnë me miell, ujë, vezë dhe bomba tymi shumëngjyrëshe. Kjo traditë 200 vjeçare njihet me emrin Els Enfrainats.

Protestuesja Ieshia Evans përballet me Policinë gjatë protestave afër selisë qendrore të Policisë në Baton Rouge, Louisiana.
13. Protestuesja Ieshia Evans përballet me Policinë gjatë protestave afër selisë qendrore të Policisë në Baton Rouge, Louisiana.

Një grua ndihmohet nga dy burra për të kaluar lumin. Këta refugjatë kanë përdorur rrugë alternative për të hyrë në Maqedoni.
14. Një grua ndihmohet nga dy burra për të kaluar lumin. Këta refugjatë kanë përdorur rrugë alternative për të hyrë në Maqedoni.

Një burrë mjekohet me qumësht, pasi është lënduar nga sprei. Policia në Standing Rock, në Dakodën Veriore, kishte përdorur sprej për të shpërndarë protestuesit.
15. Një burrë mjekohet me qumësht, pasi është lënduar nga sprei. Policia në Standing Rock, në Dakodën Veriore, kishte përdorur sprej për të shpërndarë protestuesit.

Braziliania Adriana Cordeiro Soares lan djalin e saj Joao Miguel, i cili është prekur nga virusi Zika.
16. Braziliania Adriana Cordeiro Soares lan djalin e saj Joao Miguel, i cili është prekur nga virusi Zika.

Braziliania Adriana Cordeiro Soares lan djalin e saj Joao Miguel, i cili është prekur nga virusi Zika.
17. Braziliania Adriana Cordeiro Soares lan djalin e saj Joao Miguel, i cili është prekur nga virusi Zika.

Gratë duke luajtur bilardo në një palestër në Iran e cila është vetëm për burra.
18. Gratë duke luajtur bilardo në një palestër në Iran e cila është vetëm për burra.

Jean Paul Markides (majtas) duke u puthur me partnerin e tij Kasimir Kosakowski gjatë {Paradës së Krenarisë” në Toronto. Të dy janë lojtarë të ragbit të ekipit Muddy York.
19. Jean Paul Markides (majtas) duke u puthur me partnerin e tij Kasimir Kosakowski gjatë {Paradës së Krenarisë” në Toronto. Të dy janë lojtarë të ragbit të ekipit Muddy York.

Jockey Nina Carberry rrëzohet nga kali gjatë një garë të kalërimit në Liverpool të Anglisë.
20. Jockey Nina Carberry rrëzohet nga kali gjatë një garë të kalërimit në Liverpool të Anglisë.

Një breshkë deti arrin të largohet nga rrjetat e peshkimit dhe noton në brigjet e Tenerifes në Spanjë.
21. Një breshkë deti arrin të largohet nga rrjetat e peshkimit dhe noton në brigjet e Tenerifes në Spanjë.

Lulah, një rinoqeront jetim nga Parku Nacional Kruger në Afrikën Jugore, përkëdhelet nga Dorota Ladosz, e cila është pjesëtare e një organizate të specializuar për kafshët e plagosura.
22. Lulah, një rinoqeront jetim nga Parku Nacional Kruger në Afrikën Jugore, përkëdhelet nga Dorota Ladosz, e cila është pjesëtare e një organizate të specializuar për kafshët e plagosura.

Panda 7-vjeçare Min Min, ushqen foshnjën e saj në Qendrën kërkimore për shumimin e pandave në provincën Shichua të Kinës.
23. Panda 7-vjeçare Min Min, ushqen foshnjën e saj në Qendrën kërkimore për shumimin e pandave në provincën Shichua të Kinës.
Kategoritë
Fotogaleri
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera