Bota

Foshnja njëmuajshe shpëtohet e gjallë nga rrënojat në Siri

Dy orë pas një sulmi ajror në Idlib të Sirisë, nga rrënojat është nxjerrë e gjallë një foshnje njëmuajshe.

Nëpunësi i Mbrojtjes Civile, Ebu Hilfe, i përlotur, tha se fëmija u gjet nën rrënojat në katin e katërt të ndërtesës që ishte në shënjestër të sulmit, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“E pamë në katin e katërt. Ishte gjallë. Arritëm ta nxjerrim dy orë pas sulmit. Kjo është foshnje njëmuajshe. Mund të vdiste. Nuk ka lëndime të rënda, falë Zotit. Kur e pashë menjëherë m’u kujtua vajza ime. Menjëherë e mora në krahë si vajzën time. Kjo është diçka që nuk mund të përshkruhet”, tha Abu Hilfe, i përfshirë nga emocionet dhe lotët.

Sulmet e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad janë intensifikuar kohët e fundit në Idlib dhe në zonat e kontrolluara nga opozita.

Besohet se emri i fëmijës është Hamide Matuk, megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nën rrënoja janë nxjerrë trupat e shtatë personave. Prindërit e foshnjes ende nuk janë gjetur.

Komentoni