Lajme

Formohen grupet e përfaqësimit në Procesin e Stabilizim-Asociimit

Qeveria e Kosovës ka vendosur se si të përfaqësohet në katër strukturat e Stabilizim-Asociimit. Ekipet janë formuar tashmë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në një rregullore, që e ka miratuar Qeveria, e një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta të enjten, janë këto struktura në të cilat do të përfaqësohen institucionet qeveritare të shtetit: Këshilli i Stabilizim-Asociimit; Komiteti i Stabilizim-Asociimit; Nënkomitetet e Stabilizim-Asociimit dhe Grupet e veçanta të Stabilizim-Aasociimit.

MSA-ja është firmosur dhe ratifikuar vitin e shkuar, për llogari të së cilës autoritetet vendore janë obliguar të ndërmarrin një listë të gjatë veprimesh dhe në gjithë procesin e zbatimit duhet të komunikojnë me autoritetet e Bashkimit Evropian.

Midis detyrave që duhen kryer është edhe amendamentimi i Kushtetutës, hartimi ose ndryshimi i rreth 100 ligjeve dhe nxjerrja e rreth 200 akteve nënligjore – udhëzime administrative dhe rregullore. Të gjitha veprimet Ekzekutivi i ka listuar në Programin kombëtar për zbatimin e MSA-së, dokument ky 557-faqesh.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*