Sport

Formacionet zyrtare/ Xhaka titullar, luan si qendërmbrojtës përballë milionerëve të City-t

“Champions League” është rikthyer me fazën më interesante të saj, atë me eliminim direkt. Bazel pasi kaloi grupin së bashku me Manchester United, sonte pret në shtëpi miliarderët e Manchester City.

Në dukje një ndeshje shumë e vështirë, por tekniku Raphael Wicky do të përpiqet t’i hapë sa më shumë probleme skuadrës së Guardiolës. Nga minuta e parë në këtë sfidë do të jetë edhe futbollisti taulant Xhaka i cili sot do të jetë i vendosur në qendër të mbrojtjes.

City ka mbërritur në Zvicër me misionin e vetëm për fitore pasi asnjë rezultat tjetër nuk do t’i përligjte investimet qindramilionëshe.

Formacionet Bazel vs Manchester City

Komentoni