Focus: Rritet ndikimi rus në Ballkan

Për vite të tëra rajoni ballkanik është konsideruar si zonë natyrore e influencës së Bashkimit Evropian. Në rast të konflikteve dhe kontesteve, BE-ja rregullisht është ndihmuar nga ShBA-ja. Por...

Për vite të tëra rajoni ballkanik është konsideruar si zonë natyrore e influencës së Bashkimit Evropian. Në rast të konflikteve dhe kontesteve, BE-ja rregullisht është ndihmuar nga ShBA-ja.

Por tani ky sistem ka rënë, shkruan revista prestigjioze gjermane “Fokus”, e cila thekson se vakumi i lënë bosh nga BE-ja, po zihet me ndikimin politik nga Moska.

E ngarkuar e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, e përjetoi me dhimbje në lëkurën e vet gjatë turit të saj në Ballkan, faktin se në çmasë ka rënë, ndërkohë, ndikimi i Brukselit në Ballkan. Gjatë vizitës në Maqedoni, propozimi i saj për zgjidhjen e krizës, nuk u përfill nga Presidenti maqedon, transmeton RTKlive.

Në Serbi, u pengua të mbante fjalimin në Parlament, ndërsa pas largimit nga Kosova, ku kishte shkuar të ulte tensionet, konflikti Kosovë – Serbi vetëm sa u ashpërsua. Këtë rënie të influencës së Bashkimit Evropian në Ballkan e ka shkaktuar Rusia, Turqia dhe Kina, shkruan revista gjermane “Focus” Moska ka filluar një propagandë të paparë për ta rikthyer ndikimin e saj në Ballkan. “Ballkani nuk dëgjon më Brukselin” trumbetonte para ca ditësh agjencia ruse e lajmeve „Sputnik“.

Në artikullin për këtë temë, në mbititull nënvizohej se “Evropa Lindore po i kthehet Rusisë”. Edhe Turqia tashmë me ndikimin e saj ka trokitur në dyert e Ballkanit dhe bazë për këtë ka popullatën myslimane në Ballkan. Ndërkaq, me investime është përfshirë edhe Kina, e cila po mundohet të ringjallë rrugën e vjetër të mëndafshit me ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave, siç është rasti me hekurudhën Beograd – Budapest.

Por më aktive në këtë plan është Rusia, e cila ka arritur të depërtojë edhe në tregun Kroaci përmes bankës shtetërore “Sberbank” dhe koncernit të madh tregtar Agrokor. Sipas ekspertëve, Rusia me propagandën e saj po mbush gjithnjë e më shumë vakumin që po lë BE-ja përsa i përket ndikimit në Ballkan. Ku vakum do të mund të bëhet akoma më i madh, nëse ShBA-ja nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, merr vendim të tërhiqet nga Ballkani.

Komentatorët e shumtë kanë shprehu brengën se do të ketë një tërheqje dramatike të këtij interesimi amerikan nga Ballkani. Dhe qysh tani, Moska përmes propagandës së vet do të provojë që këtë realitet të ri ta kthejë në interes të politikës së saj globale, duke vënë në shërbim të vetin edhe politikanë ballkanas, siç është rasti së fundi me presidentin e Republikës serbe të Bosnjës, Millorad Dodik. 

Kategoritë
Gjeopolitikë
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera