Lajme

FMN: Pas heqjes së sanksioneve, rimëkëmbet ekonomia e Iranit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se ekonomia e Iranit është “rimëkëmbur fuqishëm” në gjysmën e parë të vitit, përderisa autoritetet janë duke ndërmarrë reforma.

Në deklaratën e lëshuar më 3 tetor pas vizitës në Iran, stafi i FMN-së thotë se prodhimi i naftës dhe eksportet kanë “rimëkëmbur shpejt” ekonominë e këtij vendi, pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare në janar.

Pas marrëveshjes së arritur në mes të fuqive botërore dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit, Iranit iu hoqën sanksionet ndërkombëtare.

Ndërkaq, FMN thotë se “rritja e aktivitetit” në agrikulturë, prodhimin e makinave dhe politikat fiskale, kanë ndihmuar në rritjen ekonomike.

Sipas parashikimeve të organizatës financiare, Irani do të ketë 4.5 për qind rritje ekonomike gjatë vitit 2017.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*