Lajme

FMN i bën thirrje Ukrainës të luftojë korrupsionin

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka bërë thirrje Ukrainës që të tregojë progres në luftimin e korrupsionit përmes ndërmarrjes së reformave të tjera.

“Lufta kundër korrupsionit dhe zvogëlimi i ndikimit në politikbërje mbeten sfidat kryesore”, thuhet në raportin e publikuar nga FMN-ja.

“Progresi në luftën kundër korrupsionit, privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe avancimi në reformat pensionale ka qenë i ngadalshëm”, thuhet tutje në raport.

FMN ka paralajmëruar Ukrainën se rezistenca ndaj ndërmarrjes së reformave do të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike, që është shkatërruar pas konfliktit në lindje të vendit.

Ukraina ka marrë muajin e kaluar 1 miliard dollarë nga FMN-ja, që është kësti i tretë i programit të ndihmës prej 17.5 miliardë dollarësh.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*