Lajme

Flamuri që barti Majlinda në Rio përfundon te një shqiptar në Angli

Ilir Berisha mezi po pret që ta ketë në dorë flamurin e Kosovës, atë flamur të cilin e barti në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Rio 2016” fituesja e medaljes së artë olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Berisha 37-vjeçar, që jeton në Londër prej vitit 1997, e ka bërë të vetin flamurin historik pasi kishte ofertën më të mirë për të në një ankand online, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithsej 69 oferta ishin bërë për të blerë flamurin e Kosovës që valoi në ceremoninë hapëse dhe ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike “Rio 2016”, që ishin të parat për Kosovën.

Ankandi ishte i hapur për nëntë orë, ndërsa gjatë kësaj periudhe, kosovari nga Anglia ofroi çmimin më të lartë, 1.400 euro, përkatësisht 1.200 funte.

Në ankand ishin edhe flamuj të shteteve tjera. Flamuri i Kosovës u vlerësua dukshëm më lart se flamuri i Serbisë, Uzbekistanit, Jemenit e Sllovakisë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*