Lajme

Fjolla pa një ëndërr dhe më pas nisi punën për ta bërë realitet

Pasi kishte parë një ëndërr se është kthyer në xhudo, Fjolla Kelmendi e kishte hapur këtë temë me Majlinda Kelmendin, vajzën e axhës.

Majlinda, sportistja më e madhe e Kosovës e të gjitha kohërave, ia doli ta bindë Fjollën që ëndrrën ta bëjë realitet – t’u kthehet stërvitjeve në xhudo, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk vonoi shumë dhe Fjolla, dikur e vlerësuar lart për talentin në xhudo, veshi prapë kimonot dhe u rreshtua përkrah xhudistëve e xhudisteve tjera për të nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka.

Kthimi i saj, më vonë u dëshmua, ishte një fitore e madhe për xhudon kosovare. Fjolla më 23 shtator i solli Kosovës medalje të vlefshme nga turneu Grand Prix që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.

Turnetë Grand Prix janë të mëdhenj në sportin e xhudos, ndërsa Fjolla fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 48 kilogramë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*