Opinion

Fjala ime në çadrën e protestës në Tiranë

Shkruan: Rexhep ShAHU

Unë kam ardhur këtu për Rexhepin, për veten time. 
Nuk kam ardhur për asnjërin, as për kryeministrin e nesërm.
Unë u kam quajt ju, kam shkrue shpesh, rojet e demokracisë. Kush vjen në këtë çadër këtu, kalitet si roje e demokracisë.
Falë kësaj çadre, ne po i bëjmë nder, ju po i bëni nder kryeministrit i cili pështyn, shyqyr që çadra ka tavan dhe nuk vjen pështyma këtu.
A pështyn përditë kundër çadrës, sepse pështyn përditë kundër këtij aseti të demokracisë. Ai nuk është dakord që të ketë protestë, që të protestohet, sepse ai është i jashtëzakonshëm, është i shkëlqyeshëm.
Unë po të jem si kryeministri, e kam shkrue mbrëmë, unë i bëj zgjedhjet me 18 maj, nuk i bëj me 18 qershor. 
Ai i ka të gjitha fuqitë, ai është më i fuqishmi i këtij vendi. 
Pse është më i fuqishmi i këtij vendi?
Ia ka zili Enveri, ia ka zili gjithkush. Ka bërë 300 Lazarata në Shqipëri. 
Ai nuk i dyfishon, nuk i trefishon të këqijat e tij të lavdishme por i qindfishon. 
Mirëpo ne sot nuk shohim asgjë. Do t’ia shohim të keqen drogës. 
Mjerë ne që do të jetojmë këtu në qoftëse do të qeverisemi nga droga.
Unë lutem, lutem, që pasardhësit e qeveritarëve, të kryeministrit dhe të qeveritarëve të nesërm, lutem që fëmijët e tyre, pasardhësit e tyre të mos vuajnë prej drogës. 
Lutem, shpëtoji zot nga droga!
Zoti Basha – zoti kryeministër i nesërm!
Kur e hoqën nga puna poetin Xhevahir Spahiu para disa vitesh, ai tha: “Kur venë guzhiniere bythën, ajo mut gatuan”.
Këtu në Shqipëri, Rama është kampion, qeveria Rama është kampion. 6 shkrimtarë nuk marrin rrogë.
Shiko, ka thënë Lazër Stani, do të ketë ish kryeministër, ish president… ish dreq…, por nuk do të ketë kurrë në jetë ish shkrimtar. Shkrimtari mbetet shkrimtar. 
Shkrimtarët janë ndërgjegjja e një kombi, do të jenë gjithmonë ndërgjegjja e një kombi, jo kryeministrat. 
Kryeministri Rama, e shumta do të hyjë në ndonjë libër te Roland Qafoku për historinë e kryeministrave.
Pra, 6 shkrimtarë pa punë. Pa punë jo, se nuk ka shkrimtar pa punë, por 6 shkrimtarë pa rrogë.
Zoti kryeministër i nesërm, ju lutem, vraji shkrimtarët por mos i lër pa rrogë.
Unë jam një njeri i hequr nga puna, pa rrogë.
Unë nuk kam çfarë bëj, nuk më dalin fishekët kë me vra, por Edi Rama mua më ka borxh bukën e fëmijëve të mi.
Gjithashtu edhe një tjetër. 
Rama është i lavdishëm, më i lavdishmi. 
11 vjet kryetar bashkie në Tiranë, 4 vjet kryeministër e në Tiranë mungon Gjergj Fishta! 
Në Tiranë mungon Bogdani. Mungon Budi. Mungon Meshari i Gjon Buzikut. 
Në asnjë bulevard të Tiranës nuk sheh asnjë gjurmë të shkrimtarëve tanë të mëdhej të historisë tonë kombëtare, se ato janë historia jonë kombëtare.
Të lutem zoti kryeministër i nesërm, kur të vish në pushtet, na e sill Gjergj Fishtën këtu në Tiranë sepse Naim Frashëri është dakord.
Atëherë, se fola shumë, unë ju falënderoj të gjithëve. Pavarësisht se çfarë flitet poshtë e përpjetë, ju kanë zili njerëzit.
Zoti Basha, pse jam entuziast? 
Besoj se nuk do të lihet në mes kjo kauzë.

Komentoni