Kosova

Fisnik Ismaili: Aman ndaluni!

Deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili, është shprehur i shqetësuar për eskalimin e situatës brenda subjektit të tij politik, veçmas po e shqetësojnë reagimet përmes rrjetit social Facebook, pas paraqitjes në intervistë të kryetarit të VV-së, Visar Ymeri.

Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga kolegët e tij të Levizjës, që të ndërprejnë postimet në publik duke ftuar që problemet t’i zgjidhin përbrenda me urgjencë.

Postimi i Ismailit:

“Të dashtun kolegë të Lëvizjes, aktivistë e deputetë.

Mue po më shqetëson thellësisht mënyra se qysh po eskalon kjo situatë në publik, për çështje që Lëvizja duhet rregullue përbrenda, me urgjencë.

Tash sa ditë po shoh statusa në FB duke kërkue mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, duke e akuzue Kryesinë se e ka “kapë” demokracinë e Lëvizjes.

Statuti Lëvizjes VETËVENDOSJE! thotë se nevojiten 40 nënshkrime të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, për me e thirrë këtë mbledhje. Besoj se kjo është pikërisht mënyra më demokratike, kur ndodhin ngërrçe të kësaj natyre.

S’po kuptoj pse tanë kjo energji e ky mllef po shprehet kaq ditë në publik, në vend se, thjesht, me i lypë qato 40 nënshkrime prej anëtarëve të KP. 39, në fakt, sepse unë e jap nënshkrimin tim menjëherë.

Personalisht, mendoj se pa Albinin, në këtë gjendje kaq dëshpëruese që po mbretëron në Lëvizje, nuk ka kuptim asnjë mbledhje e Kryesisë apo e Këshillit të Përgjithshëm. Por, nëse mendoni se vërtetë është kaq me urgjencë, atëherë nisne me nënshkrimin tim. Besoj se 39 tjera i mbledhni brenda një ore.

Veç aman, aman, ndalini këto akuza nëpër rrjete sociale. Ndalini, sepse zgjidhjen më demokratike e keni me këto nënshkrime, e nuk po e përdorni.

Veç fyemjet e akuzat që i kam marrë unë, sepse nuk jam pajtue me mënyrën se si po zhvillohet kjo situatë në publik, kur statuti na mundëson me e zgjidhë këtë çështje në mënyrën më demokratike, jo veç se më ka brengosë thellësisht, por edhe po më befason se mundet me pasë kaq shumë urrejtje mes njerëzve që kanë jepë kaq shumë vjet mund, djersë e sakrificë për Lëvizjen, bashkëaktivistët e rrjedhimisht për Albinin.

Për hir të atyne që sot jan në burg, e për hir të shpresës që ia dhamë këtij populli kaq vjet, ndaluni. Aman ndaluni!” (sic.), ka shkruar Ismaili.

Komentoni