Sport

Fiorentina e Milani në “luftë” për Januzajn

Fiorentina e Milani kanë shprehur interesim për transferimin e Adnan Januzajt të Manchester Unitedit.

Reprezentuesi i Belgjikës kaloi gjashtë muaj në huazim te Dortmundi sezonin e shkuar, por pasi pati vetëm 12 paraqitje u kthye te Unitedi në janar. Tani thuhet se ai nuk po dëshirohet në klub as nga trajneri i ri Jose Mourinho dhe mund të largohet në formë huazimi, megjithatë vetë futbollisti preferon largim të përhershëm.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Milani dhe Fiorentina janë gati për ta marrë futbollistin në Itali, por ai ka edhe opsione tjera, edhe në Premier Ligë.

Sunderlandi thuhet se ka shprehur interesim për futbollistin që mund të ribashkohet me ish-trajnerin David Moyes.

Komentoni