Lajme

Fillon pagesa e ndihmës me paradhënie për rajonet e vërshuara

Ministria e Financave informon se të gjithë qytetarët të cilët i ka evidentuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e vërshuara në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës do të përfshihen me pagesë për paradhënie të mjeteve sipas dinamikës me të cilën të dhënat arrijnë në Ministrinë dikasteriale.

Ministri i Financave Kiril Minoski informoi se gjatë ditës i kanë transferuar paratë në llogaritë e veçanta dedikuese në bankat afariste.

“Kjo do të thotë se në terminet e pasdites mjetet do të jenë të disponueshme për qytetarët nga rajonet e vërshuara. Pagesa do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme kohore, në pajtim me të dhënat të cilat do të na arrijnë nga Komisioni për kompensim të dëmeve. Bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë”, tha Minoski.

Qytetarët mund t’i marrin paratë në sportelet e bankave me dokumentet e identifikimit – letërnjoftim ose pasaportë. Çdo familje duhet të marrë kompensim prej 500 eurove, të cilat iu nevojiten për sanim fillestar të dëmeve. Paradhënie do t’u paguhet edhe familjeve të tjera të vërshuara.

Pasi ekipet për vlerësimin e dëmeve do të përfundojnë me punë në shtëpitë, ashtu edhe qytetarët përmes telefonit i paraqesin llogaritë e tyre në bankat afariste në të cilat duhet të transferohen paratë nga dëmshpërblimi i paradhënies. Paraqitja kryhet në katër linja fikse telefonike, por edhe në postën elektronike të Ministrisë së Financave dhe me SMS porosi me emër dhe mbiemër dhe emër të bankës në numrin e celularit 070/271-410.

Pasi ekipet për vlerësim të dëmeve do të përfundojnë tërësisht me punën, do të vijojë pagesa e dëmeve, me ç’rast vlera e dëmshpërblimit me paradhënie do të refuzohet nga tërë shuma.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*