Kosova

Fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, prezent 133 delegatë

Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, ka bërë hapjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Mbledhja tashmë ka filluar dhe prezent janë 133 delegatë.

Në këtë mbledhje mungojnë disa figura të rëndësishme të kësaj partie, për arsye të ndryshme, përfshirë edhe kryetarin e VV-së, Visar Ymeri.

“Në sallë janë 133 delegatë dhe ka kuorum. Në mesin e tyre janë edhe disa anëtarë të Këshillit që mungojnë për arsyet që ata kanë treguar. Mungon poashtu edhe kryetari Ymeri i cili na ka uruar punë të mbarë dhe kjo mbledhje të shkojë në ruajtje të unitetit”, ka thënë Hyseni.

Kjo mbledhje është thirrur për shkak të përplasjeve të fundit brenda Vetëvendosjes.

Komentoni