Lajme

FIFA publikon ranglistën, Kosova ngjitet për 22 vende

Kosova është ngjitur në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Shqipëria ka pësuar rënie.

Barazimi me Finlandën në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin ‘Rusi 2018’, ka ndihmuar Kosovën që të ngjitet në ranglistën e FIFA-s.

Kosova është ngjitur për 22 vende dhe tani renditet në pozitën e 168 në këtë ranglistë, që është pozicionimi më i mirë ndonjëherë për përfaqësuesen tonë.

Që prej pranimit me të drejta të plota në FIFA, Kosova ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare, atë me Ishujt Faro që e ka fituar 2:0 si dhe barazimi me Finlandën 1:1.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan ndaj Kroacisë më 6 tetor në Shkodër.

Derisa përfaqësuesja kosovare ka përparuar në ranglistë, kjo nuk mund të thuhet për Shqipërinë e cila ka humbur tre vende, duke rënë nga pozita e 37 në të 40-tën.

Vendin e parë vazhdon ta mbajë Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania.

1. Argjentina

2. Belgjika

3. Gjermania

4. Kolumbia

5. Brazili

6. Kili

7. Portugalia

8. Franca

9. Uruguai

10. Uellsi

40. Shqipëria

168. Kosova

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*