Lajme

FIFA lejon edhe një futbollist të luajë për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm tjetër të mirë nga FIFA.

Në prag të ndeshjes Kosovë – Kroaci, e cila zhvillohet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”, FIFA i ka dhënë leje për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës portieri me origjinë boshnjake, Adis Nurkoviq. 

Ndërkohë, dje FIFA i kishte dhënë leje edhe Arbër Zenelit dhe në këtë mënyrë përzgjedhësi, Albert Bunjaki, tashmë e ka në dispozicion tërë skuadrën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Ukrainës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*